Në disa mediume janë paraqitur shumë qytetarë të komunës Çair të cilët kanë informuar se disa shkolla në këtë komunë kanë punuar me orar të shkurtuar, me qëllim që të punësuarit nëpër shkolla të mund të marrin pjesë në të tubimin parazgjedhor të BDI-së që sonte me fillim në ora 20 mbahet në sallën “Shaban Tërstena”. Marrim vesh se me orar të shkurtuar kanë punuar edhe aktivistë të BDI-së që janë të punësuar në institucione shtetërore.

Kjo tregon se në Maqedoni nuk është zbatuar fare njëri nga parimet kryesore në raportin e Pribes, ku kërkohet që partia të ndahet nga shteti.