Draganço Stoimenov, ish truproja i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, dje është arratisur nga arresti shtëpiak, që i është shqiptuar nga Gjykata Themelore Koçani për tentativë për vrasje.

“Personit për të cilin shtroni pyetje, gjyqi i ka shqiptuar masë arrest shtëpiak dhe sipas kompetencës, policia disa herë gjatë ditës bën kontrolle. Gjatë kontrollit të fundit që është bërë dje është konstatuar se personi nuk është në shtëpi përkatësisht nuk e respekton masën e gjyqit dhe për atë menjëherë është njoftuar gjykata. Me urdhër të gjykatës menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për të gjetur personin”, thonë nga MPB-ja.

Ai ka qenë në shtëpi dje gjatë kontrollit të parë, por gjatë kontrollit të fundit, nuk ka qenë më. Nga MPB çuditen si për një të akuzuar për vrasje në tentativë është shqiptuar arrest shtëpiak dhe zyrtarisht i theksojnë prokurorinë dhe gjykatat duke i pyetur vallë janë të vetëdijshëm çfarë masa për vepra të rënda penale propozojnë dhe miratojnë.

Banori i Koçanit, Stoimenov ka qenë në arrati te muaj pasi ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të bashkëqytetarit Dragan Zdravev në prill të këtij viti dhe vet është denoncuar në Prokurorinë Themelore publike Koçani.

Më vitin 2012, Stoimenov është plagosur nga Aleksandar Vasilevski-Ninxha, i cili është gjykuar me 10 muaj burg për shkaktim të plagës së rëndë trupore.