Sot pas bastisjes së zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është raportuar në media se është arrestuar edhe kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj me Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, por të njëjtit nuk janë lajmëruar.

Ndërkaq, Xhavit Jashari nga kjo organizatë në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se deri tani nuk ka informata nëse është arrestuar Gucati.

“Ai është brenda, vetëm nëse është arrestuar nga ajri. Nuk ka informata tjera”, tha ai.