Shkruan Rami Mislimi

Abdylmenaf Bexheti u bë rektor i UEJL-së me ndihmën direkte të Zaevit dhe asnjë student nuk e ngriti zërin pasi UEJL tani më nuk është si më parë një universitet privat i financuar nga ndërkombëtarët, por është publiko privat që hiq më pak studentët kanë të drejtë të reagojnë për ndërhyrje të politikës në këtë institucion të lartë arsimor.

Bexheti në raundin e parë humbi përballë Zamir Dikës dhe ishin po ata anëtarë të Bordit që një herë e deklasuan dhe pas katër viteve ata e votuan që do të thotë ndikimi i Zoran Zaevit arriti që Bexheti të jetë në krye të UEJL-së

Çka bëri Bexheti për Zaevin?

Pasi u bë rektor, kishte një borxh ndaj Zoran Zaevit dhe Bexheti, pa u turpëruar doli hapur të mbrojë politikën e LSDM-së dhe Zaevit në qendër të Tetovës duke shkelur mbi mijëra student shqiptarë të UEJL-së

Sot kur protesta siç u tha kishte student edhe nga UEJL, protestuesit nuk u ndaluan para UEJL-së për të protestuar dhe të brohorasin jashtë politika nga Arsimi, por ata vazhduan drejt UT-së, që kjo protestë nuk duhet të jetë protestë vetëm kundër UT-së, por protestë kundër korrupsionit në Arsim, kundër politikës në arsim dhe kundër nepotizmit në arsim.

Andaj nëse protesta do të fokusohet vetëm në UT, do të jetë e dështuar pasi korrupsioni, nepotizmi dhe ndërhyrja direkte e politikës është edhe në UT edhe në UEJL edhe në Universitetin Nënë Tereza.