Dëshmi për jetë jashtëtokësore në Mars mund të jenë gjetur tashmë nga pajisjet e NASA-së, por që shkencëtarët dështuan t’i vërenin, thuhet sipas një studimi të ri.

Më 2007, pajisja Spirit fotografoi disa formacione shkëmbinjsh në kraterin Gusev afër ekuatorit marsian.

Shkencëtarët nga Universiteti i Arizonës vendosën të shikonin për veçori të njëjta në Tokë, për të përcaktuar se si ishin formuar ata, dhe gjetën struktura pothuajse identike afër El Tatios në Kili, transmeton Gazeta Express.

Ekipi vendosi ta studionte El Tation për shkak se ai ka kushte të cilat janë shumë të ngjashme me Marsin. Formacionet në Mars duket se janë të ngjashme me strukturat në Tokë të njohura si “stromatolite”, të cilat formohen kur mikrobet formojnë koloni në mjedise të lagështa dhe lënë sendimente të tyre në sipërfaqe.

Ky sendiment në fund reagon ndaj kabonatit të kalciumit në ujë dhe formon një shtresë si gëlqerore.

“Ne shkuam në El Tatio për të krahasuar atë çfarë Spirit gjeti në Mars”, tha Dr. Steve Ruff, nga Arizona. “Rezultatet tona tregojnë se kushtet në El Tatio prodhojnë depozita silici të ngjashme me ato në Mars”, shtoi ai.

Marsi mendohet se është shansi më i mirë për të gjetur dëshmi të një jete jashtëtokësore për shkak se dikur kishte ujë të rrjedhshëm dhe atmosferë.

Shpresat për të gjetur jetë u rritën në dhjetor të vitit 2014 kur u gjetën grimca të metanit nga pajisjet e Nasa-së. Në Tokë, 90% e metanit prodhohet nga organizmat, kështu që shpresat janë se një lloj i njëjtë i jetës është duke emetuar gjithashtu metanin në Mars.