Në raundin e parë, nuk u zgjedh kryetari i qytetit të Shkupit. 78.244 vota mori Petre Shilegov nga LSDM, ndërsa kandidatja e pavarur e përkrahur nga VMRO-DPMNE Danela Arsovska, 86159 mori që i bie 7,915 vota më shumë se Shilegov.

Dy paritë maqedonase janë në koalicion me partitë shqiptare. Nga BDI janë të bindur se do të fitojë Petre Shilegov.

“Unë mendoj që z. Shilegov do të fitojë”, tha Arbër Ademi në Click Plus.

Por nga ana tjetër Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët thotë se Shkupit i duhet një menaxher e jo një politikan.

“Unë mendoj që Shkupin e fiton Danella Arsovska sepse është menaxhere dhe mendoj që qytetit i duhet menaxher nuk i duhet politikan”.

Arsovska dje u bëri thirrje votuesve që në rrethin e dytë të dalin në numër sa më të madh. Tha se gëzohet që disa kandidat nga lista e këshilltarëve nga shoqatat civile janë bërë pjesë e Këshillave komunal. Ndersa Shilegov ishte i bindur se dallimin që e ka me Arsovskën do ta arrijë në raundin e dytë dhe se ai përsëri do të jetë kryetari i Shkupit. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet pas 2 javëve, përkatësisht më 31 tetor