Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët thotë se përfaqësuesit e këtij subjekti politik në Qytetin e Shkupit nuk do të votojnë për anulimin e ndryshimit të emrave të rrugëve. Abazi thotë se ASh posaçërisht nuk do të votojnë ndryshimin eventual të emrave të rrugëve të emëruara në bazë të personaliteteve të shquara shqiptare.