Sekretari i marrëdhënieve me jashtë dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, është deklaruar rreth përçarjes në partinë e tij, e cila nisi nga mesazhet e publikuara dhe gjuha fyese e Aida dërgutit drejt Albin Kurtit.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se askush nuk mund ta shantazhojë Lëvizjen dhe askush nuk mund t’ia ndali Albin Kurtit dhe kujtdo tjetër kandidimin për kryetar.

Postimi i plotë i Abazit:

“Dashuria dhe guximi janë zgjidhja e vetme. Dashuria për një Kosovë plotësisht të lirë, me drejtësi, të zhvilluar dhe të bashkuar me Shqipërinë. Kjo është rruga e dashurisë për atdheun, e vetëm në këtë rrugëtim forcohet ndjenja e dashurisë për njeri-tjetrin. Por vetëm ndjenja nuk mjafton, prandaj kemi Lëvizjen që na jep zemër dhe na bënë të gjithëve më të guximshëm dhe të vendosur për ta materializuar dashurinë dhe aspiratën tonë çlirimtare kombëtare. Prandaj Lëvizja duhet mbrojtur e kultivuar, me guximin për të ndjekur parimet dhe rregullat që i kemi shkruar e miratuar bashkë. Askush nuk mund ta shantazhojë Lëvizjen. Askush nuk mund t’ia ndali Albin Kurtit dhe kujtdo tjetër kandidimin për kryetar. Bash askush! Demokracia ku ne besojmë është më e fortë se çdo shantazh dhe tentativë për autoritarizëm. Ne e duam atdheun prandaj e duam Vetëvendosjen, prandaj kemi guximin që t’i mbrojmë e t’i zhvillojmë të dyja” (sic), ka shkruar Abazi.