Pasi Ministria e Arsimit ia ka marrë për herë të dytë kompetencat Komunës së Gostivarit, ka reaguar nënkryetarja e ASH, Bujare Abazi nëpërmjet një postimi në fejsbuk, njofton Fol.

Në vijim reagimi i plotë:

“Në bazë të dhënave të publikuara Ministria e Arsimit del të jetë instituti me numër më të madh tenderësh të kyçur në katër sy, libra skandaloze për historinë tonë me të cilat mësojnë dhe formojnë mendim gjeneratat e reja, mirëpo kjo nuk është edhe ndonjë lajm i ri. Pas “sukseseve” të këtilla bile nuk është aq e çuditshme që Arbër Ademi kërcen e hop i merr ingerencat kryetarit të komunës së Gostivarit!
A thua sa është faji e mekati?! Është kryetari më i suksesshëm në këtë vend, me autoritet të mirëfilltë për të gjithë që e njohin. Punon për të mirën e gostivarasve edhe atëherë kur i lidhin duart dhe sabotohet nga të gjithë ata që se duan progresin, të mirën e të bukurën. Ndoshta edhe se njohin mirësinë, janë verbuar nga e keqja gjithë këto vite në pushtet. Fundja ashtu kanë qeverisur gjithë këtë periudhë. E për ju z. Arben Taravari është bukuria që vret. Ai ju përkujton si duhet të jeni e që kurr s’do të bëheni. Turp!”