Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është pritur të enjten në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Abdixhiku gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari Lutfi Haziri.

Në ketë takim mes Abdixhikut dhe Zaevit, është diskutuar perspektiva e dy vendeve fqinje, zhvillimet e fundit politike në rajon, si dhe bashkëpunimet partiake në mes të përfaqësuesve politikë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi.