Kim Mehmeti për Kallxo.com , mos bashkëpunimin e partive opozitare e arsyeton me atë se “nuk bashkëpunojnë sepse interesi nuk shkon përtej asaj se kush do i merr Tenderët”. Ai në vazhdim thekson se ato funksionojnë si SEKTE apo BANDA që nuk dëshirojnë të ndajnë fitimin me askënd. Sipas tij partitë shqiptare në Maqedoni i ngjajnë LOPËS të cilën e ushqen i gjithë populli por e mjelin kryesuesit e saj. Fjalori i tij ofendues dhe konfuz shkon deri atje sa thotë: “Nuk pastrohet Qelbësira me një Qelbësirë tjetër”, duke aluduar në bashkimin e partive opozitare qoftë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri… Vetëm Këshilli i shpikur i Kimit paska logjikën e shëndosh, ku opozita nuk fillon dhe nuk mbaron me Partitë, por pa sqaruar se cila na qenka kjo logjikë ?!!!…
©fol.mk