Sapo afrohet skadimi i afatit për formatim të shumicës parlamentare nga VMRO sërrish dalin në shesh lojrat politike të partnerëve të ,,kapur dhe lidhur,, mes vehte edhe pse fare nuk durrohen!

Inxhinjeringu paselektoral me elemente dominante të ,,patriotizmit folklorik,, te të dyja palët! Së pari VMRO do refuzojë përcaktimet shqiptare dhe më pas BDI do ,,shesë,,  gjoja refuzimin e saj duke ngritur pazarin edhe më lart për mandatarin e rradhës (nëse ndodhë). Në këto rethana gjasat janë minimale që LSDM të pranojë këtë çmim-nëse po, vështirë e kan ta ,,paguajnë,,atë! Gjithë kjo, para se gjithash për shkak të lojës së të ,,parëve,,. Por me siguri një ditë, jo shumë larg, kjo do të ndodhë.

VMRO e dijnë që smund të bëjë qeveri vetëm me BDI, edhepse e kanë 61-shin! BDI nuk lejon të ,,digjet,, vet me VMRO-në edhepse disa individ do kishin pranuar edhe këtë! Sipas tyre zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja e problemit! Shpresa vdes e fundit!

Por partitë e ,,mëdhaja,, janë si fluturaket në turbulencë-sa më të mëdhaja janë ato, aqë më  e madhe është shpejtësia e ramjes së tyre. Epilogu përfundimtar dihet! 

Platforma e përbashkët shqiptare, pavarsisht gjitha hileve dhe prapaskenave eventuale ka efektin pozitiv. Si asnjëherë më parë faktorizoi fuqinë politike shqiptare. Kjo e dukshme edhe nga ,,krokodilat,, e palës tjetër. Ah sikur ta kishim edhe pa hile!

Abdylmenaf Bexheti