Një 81 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policiagreke në pikën e kalimit kufitar të Mavromatis.
Policia greke sqaron se ndaj 81 vjetarit është lëshuar urdhër arresti nga gjykata e magjistraturës së Korfuzit, për veprat penale të dhunimit, abuzimit seksual dhe joshjes ndaj fëmijëve.

Mediat greke shkruajnë se i moshuari ishte në kërkim që prej vitit të shkuar, nën akuzën se ka abuzuar me të mbetën e tij, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur në vitin 2011, por u raportua më vonë tek autoritetet.

I moshuari ka deklaruar se akuzat ishin shpifje nga e ëma e vajzës, me të cilën kishte marrëdhënie të keqe.

81 vjeçari sipas mediave greke, ka tentuar të largohej në drejtim të Shqipërisë. I arrestuari u dërgua paraprakisht pranë prokurorisë në Thesprotia.