Rina Balaj u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale pa ndonjë sqarim, por Adelina Ismaili thyen heshtjen.
Rina Balaj ka pak kohë që u largua në heshtje nga rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.Tashmë ish-menaxheri i saj, Met Elshani, përmes një postimi kishte deklaruar se ajo ka thënë se dëshiron të pauzojë për një kohë dhe se është larguar nga “On Records”.

Por, e gjithë kjo heshtje duket se po e kthen fuqishëm atë në skenë, pasi Adelina Ismaili paralajmëron se Rina ka një sekret dhe po vjen me diçka të re.“Mmm-mm diçka po vjen, diçka po vjen. E dashura ime ka një sekret”, ka shkruar ajo.Mbetet të shihet se çfarë po përgatit Rina Balaj.