Ministri pa resorë, i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi nga radhët e LSDM-së, ka reaguar menjëherë pas dekklaratës së ish-ambasadorit Arben Çejku, shkruan Fol.

”Ish- Ambasadori Arben Çejku i cili gjatë mandatit të tijë në Shkup dështoi edhe si diplomat edhe si shqiptar, flet për 2028 e në fakt ka mbetur diku në vitin 2008. Mirë që fati i shqiptarëve nuk mvaret nga “vizionet” e Çejkut se po të ishe ashtu na hangër dreqi gjithëve”, shkruan Ademi.

Përndryshe Çejku në emisionin ‘Debati’ në Channel One tha se tha se në vitin 2028 parashikon se përveç Shqipërisë dhe Kosovës do ketë edhe një shtet shqiptar, atë të shqiptarëve të Maqedonisë. /Fol/