Ministri i angazhuar për diasporën Edmond Ademi prej sot deri të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në SHBA, njofton Medial.mk.

Gjatë qëndrimit të tij ai do të vizitojë Nujorkun dhe Uashingtonin dhe do të realziojë takime me përfaqësues të Stejt Departamentit, Kongresit të SHBA-së dhe përfaqësues të diasporës së Maqedonisë.