Ademi: VMRO-ja mund t’i fitojë zgjedhjet, por…

Deputeti nga radhët e BDI-së Xhevat Ademi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka thënë se VMRO-ja mund t’i fitojë zgjedhjet, por nuk do të ketë mundësinë për formimin e shumicës parlamentare dhe të përmbushet nevoja demokratike për të patur 61 deputetë.

“Gara politike vazhdon. Maqedonia ka një rrugë, kjo na çon në izolim. Edhe miqtë më të medhenj të Maqedonisë po dorëhiqen prej neve.

“Ndoshta LSDM nuk është e kënaqur me propozimet e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët por ky është çmimi që duhet të paguhet.

Mbaj përgjegjësinë e votuesve të mi e jo të partive të tjera”, tha Ademi.