https://youtu.be/V8fzrmvlIs4?t=1

Sonte në emisionin debativ Click Plus, ku të ftuar ishin analisti Mersel Bilalli, profesori universitar Mersim Maksuti dhe ekonomisti Visar Ademi , u diskutua   mbi  temën  se kë duhet të zgjedhin partitë shqiptare për koalicion dhe nëse duhet të shkojnë përsëri me VMRO apo me LSDM .

Visar Ademi  në prononcimin e tij në ldhje me këtë temë tha se vendi është  larg të qenurit demokraci funksionale por nga 2006 funksionon si sipërmarje private, ka pasur shkelje të kushtetutës dhe marrëveshje jashtë parlamentit, institucionet nuk ekzistojnë e funksionojnë se janë grupe interesi dhe gjithmonë ato që kanë humbur kanë qenë qytetarët, prandaj ne nuk jemi demokraci funksionale”  dhe shtoi se:

“VMRO-ja do të mundohet të krijoj qeverinë, dhe jo për hatër të kërkesave të shqiptarëve, jo se e ka gajlen e dygjuhësisë, sepse është në pyetje liria personale që e kanë keqpërdor pushtetin. Ata do të mundohen me atomin e fundit që që të bëjnë një llojë koalicioni me BDI-në dhe nëse ndodh që VMRO të bëj sërish qeverinë atëherë kjo qeveri  do jetë e izoluar ndërkombëtarisht” u shpreh Ademi.

 
 

© fol.mk