Të punësuarit në Administratë të cilët janë të obliguar që të marrin pjesë në mitingjet e partisë në pushtet VMRO-DPMNE, mungesat e tyre do t’i arsyetojnë me pushim mjekësor ose ditë të lira të pushimeve vjetore, shkruan Fokus.mk.

Fushata zgjedhore ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 9 dhjetor. VMRO-DPMNE, fushatën e fillon sonte në Ohër, ndërkaq autobusët do të nisen nga Shkupi prej orës 15:00. Kështu që, shumica e të punësuarve të cilët do të shkojnë në miting do të duhet që t’i lëshojnë vendet e punës më herët se sa orari i paraparë.

Zëvendësministri plotësues i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, konfirmon se është përforcuar trysnia ndaj të punësuarve në Administratë të cilët, sipas tij, me direktiva të partisë në pushtet VMRO-DPMNE, të punësuarit tanimë po marrin edhe pushime mjekësore për të marrë pjesë në mitingjet e partisë, transmeton Portalb.