Aplikacioni më i popullarizuar kohëve të fundit në telefonat e mençur është padyshim “Pokemon Go”. Ky aplikacion po i “çmend” shumë vende të botës sidomos në SHBA dhe në shumë vende të Evropës.

Por çka është në fakt ky aplikacion që është mjaftë i popullarizuar? Dhe cila mund të jetë lidhja dhe digresioni me titullin e tekstit në fjalë?

Shumë të rinjë këtë shprehje e kanë të njohur nga filmi vizatimor i ashtuquajtur Pokemon  ku personazhet ishin në ndjekje të disa krijesave të vogla e të mëdha me fuqi të mbinatyrshme për t’i pasur pjesë të koleksionit të tyre. Pra e gjithë loja me pokemonë u lejon përdoruesve të kapin apo të luftojnë pokemonët e ndryshëm gjatë përditshmërisë së tyre, e cila funksionon në mënyre të GPS që detektohen nëpërmjet kamerës së telefonit për t’i kapur krijesat virtuale në jetën reale.

Tani me gjithë respektin ndaj administratorëve shqiptar të punësuar si “pensionistë’ dhe që paguhen nga shtetit, në fakt nga qytetarët e shtetit në mesin e tyre edhe shumeë shqiptar, siç duket BDI po i konsideron si “Pokemonë”.  E para është rasti i panjohur në botën demokratike, po edhe në vendet e diktaturës kjo formë e punësimit. Aspak nuk është në pajtueshmëri as me ligjet e vendit më saktë me Ligjin për marrëdhënie punë,  as me konventa ndërkombëtare. Kjo formë  e punësimit është e shpikur për ti kënaqur nevojat politike të dy partive të koalicionit edhe ate VMRO-BDI. Apo të liderëve të tyre. Shumë e thjeshtë. Se Qeveria e RM e ka patur patjetër ta risë numrin e të punësuarve në bazë të obligimeve të dala nga Marrëveshja e Ohrit, ky është një fakt politik. Dhe këtu për tu rritur aj numër i shqiptarëve, duhej automatikisht të zvoglohet  numr i maqedonasve, dhe te krijohet një far ballansi. Pasi që nuk mund të rritet totali i numrit të Administtratorëve, kur dihet se Maqedonia ka një numër mjaftë të madh të administratorëve, dhe disa herë është kritikuar për këtë fakt nga Banka Botërore dhe MMF. Pra siç duket  lideri i VMRO-së Gruevski, në asnjë mënyrë nuk ka dashur ti pensionoj para kohë ose tju ofrojë ndonjë mundësi ligjore të punësuarve maqedonas, për tu bërë vend shqiptarëve të cilet tani më me Kushtetutë Maqedonia obligohet ti punësoj me 23  % shqiptarët. Kështuqë ktu ka ardh edhe kompromisi nga dy liderët. Me gjasë duhet ti ketë thënë Gruevski – Ahmetit, urdhëro punësoj ato administrator por do të rinë në shtëpitë e tyre pasiqë nuk ka vend në zyrat e shtetit  dhe t’i do i kesh gjithmonë votues potencial, poashtu edhe unë të punësuarit maqedonas do i kem votues te partisë sime. Duket pak hipotetike po mund të jetë e vertetë. Po me tragjikja është se numri i të punësuarve maqedonas, aktivistë të VMRO përsëri është më i madh se i atyre shqiptarëve dhe aktivistëve të BDI të cilët janë punësuar në heshtje dhe pa bërë foto dhe ndarje të vendimeve që BDI i bënte aq transparente.

Administratorët shqiptar, vërtetë e kanë patur një fat të tillë, të punësohet dhe mos të punojnë. Të marrin paga, dhe të rrinë në shtëpi. Dhe gjithmonë të jenë në pritje se kur do të duhet të fillojnë me punë. Ata ndonjëherë, i thërret ndonje shef i cili poashtu nuk punon, dhe ju thot se duhet të nënshkruhen, njejtë sikur pensionerët  pasi bëjnë shumë vite jetë  duhet të dergojnë vërtetim se janë gjallë.  Ose ka patur raste tjera kur ka ndodh ndonje fatkeqsi natyrore, siç ishte rasti i vërshimeve ne Hasan Beg, disa nga ata me urdhër partiak janë ftuar për t’i veshur çizmet dhe për të pastruar. Edhe pse ata mund të jenë shumë human po forma që e partia shqiptare në pushtet e ka aplikuar është mjaftë nënçmuese duke dashur të përfitoj pikë politike mbi kurrizin e administratorëve shqiptar.

Tani afrohen zgjedhjet, dhe kjo kategori njerëzish, do e kenë mjaft rëndë. Ata do të trajtohen nga funksionerët politik, local dhe qëndror njejtë si “Pokemonat” Ata nëpërmjet të “GPS” të tyre politik do t’i përcjellin kudo këta të punësuar, në cdo lagje në çdo katund. Do të shkohet pas tyre deri sa te kapen ato, jo në formë virtuele po në atë fizike, dhe mandej për ti ngarkuar me punë dhe aktivitet partiak. Ata vërtetë do e kenë rëndë. E para së ata administrator, pavarësisht që i ka punësuar BDI, nuk do të thot se doemos duhet të jenë aktivist të asaj partie. Dikush mund edhe të jetë, dikush mund ti përkas një partie tjetër, dikush i ka dhënë “lekët” për t’u punësuar dhe ska pse bën aktivitet partiak, mbase e ka paguar punësimin, dhe shumë të tjerë të cilët bukfalisht nga BDI konsiderohen si pokemona partiak, që duhet të kapur para zgjedhjeve.

 

Tani, tragjedia më e madhë është se për këtë fenomen unik në botë, mundohet të përfitohet politikisht. E para përmendet sistematizimi i administratorëve shqiptar, dhe Analiza e Marrëveshjes së Ohërit. Tash do i bëjmë shqiptarët naivë? Një herë kemi  përfituar vota se i kemi punësuar në mënyrë fiktive, dhe tani do të fitojmë përsëri vota se ato të njejtit do i sistematizojmë nëpër vende pune? (A fjala sistematizim është nga një institucion në një institucion tjetër ose brenda vetë institucionit në bazë të nivelizimit)  Po shtrohet pyetja pse nuk e keni bërë këtë deri tani? Pse nuk e jepni një përgjigje? Apo sigurisht keni qenë të zënë me “prioritete” tjera që i dëgjuam nga përgjimet e bombave të opozitës maqedonase.

Edhe në fund, Analizën e Marrëveshjes së Ohërit, mos e paraqitni si të aritur politike, së është mjaft qesharake. Më këtë pranoni dështimin tuaj 15 vjeçar për mos realizimine MO, dhe i tregoni defektet e mos implementimit. Njejtë siç po mundoheni ti jepni asaj Marrëveshje karakter ndërkombëtar pasi thirreni në emrin  konsulentin tuaj Piter Faith i cili nuk  është përfaqësues politik ndërkombëtar, por thjeshte është i punësuar në Institutin për Paqë, dhe aspak pozita e tij nuk është vendimarëse apo obliguese për Maqedoninë për ta implemetuar drejt Marrëveshjen e Ohërit.

Andaj mos i shikoni administratorët shqiptar si Pokemonë partiak. Ata janë njerëz të ndershëm, janë të rinjë, dhe kanë ngelur në udhëkryqin e fatit. Ata janë mes shpresës, dhe dëshprimit, mes perspektivës dhe mërgimit. Ata,  duan të krijojnë familje,  të jenë punëtor të mirë, të krijojnë edhe karierë në punën e tyre, me një fjalë ata duan të jenë produktiveë dhe jo pensioner. Ata jëne shpresa dhe e ardhmja vitale e kombit andaj mos i paralizoni ata, mos ua humbisni shpresën për të qenë të barabartë me maqedonasit, pse jo edhe me të aftë se ata.

Mr. Sc Flakron Bexheti