Futbollisti i talentuar me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj i cili së fundmi kishte marrë një ftesë tjetër nga  përfaqësuesja e Belgjikës, sot ishte titullar në suksesin e rëndësishëm 3:1 të Real Sociedad ndaj Eibarit., njofton “infOSport.mk”.

Ai madje ishte ndër autorët e golave në këtë ndeshje, duke e shpërblyer në këtë mënyrë trajnerin e tij për besimin e dhënë. Januzaj me paraqitjen e sotme dëshmoi se e meriton një vend titullari dhe se dalë nga dalë po i rikthehet formës së tij të vjetër.

Futbollisti i talentuar kosovar realizoi golin e dytë për Sociedadin në minutën e 28-të, teksa dy golat e tjerë mbajnë firmën e Vilian Zhose dhe Mikel Oyarzabal.

Për Januzajn ishte ky goli i parë i shënuar në La Liga me fanellën e Real Sociedadit, skuadër kjo e cila falë kësaj fitore tashmë pozicionohet në vendin e 7-të me 17 pikë të tubuara, ndërkohë Eibar vazhdon të qëndrojë në pozitën e 17-të me vetëm 8 pikë të tubuara.