Adnan Neziri dhe kandidatët tjerë për Kryetar komune nënshkruan kodin për zgjedhje të lira

Zgjedhjet të cilat janë korrekte dhe demokratike dhe  i respektojn  parimet e demokracisë dhe qeverisjes së mirëfiltë kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Pjesëmarrësit me këtë Kodeks në Zgjedhjet Lokale obligohen dhe i premtojnë njëri tjetrit dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, se do ti përmbahen dhe në mënyrë aktive do ti promovojnë parimet për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Pjesëmarrësit në zgjedhje me nënshkrimin e Kodeksit në mënyrë të qartë shfaqin vullnetin për respektimin e të drejtës zgjedhore e cila është e barabartë,e përgjithshme dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë.