Në emisionin ,,Magazina Ekonomike” që transmetohet nga  Alsat- M, ku përfaqësues të pushtetit dhe opozitës, kanë debatuar në temën rebalansi i buxhetit dhe politikat ekonomike të Qeverisë për ndihmë ndaj sektorit privat.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Adnan Neziri ka thënë se Qeveria bëri gabime në hapa me pakot finansiare për kompanitë sepse pakoja e dytë stimuloi largimin e puntorëve nga puna me qëllim të përfitimit nga masat dhe pastaj në pakon e katërt parashihet ndihmë për kompanitë me kushtë që mos të kenë larguar punëtorë nga puna. Tani kompanitë s’mundë të shfrytëzojnë këtë të DREJTË, ka deklaruar Adnan Neziri deputet i Aleancës për Shqiptarët në emisionin ,,Magazina ekonomike”.