Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, Shkupi mbetet qyteti me më së shumti të infektuar me coronavirus.

Aerodromi mbetet komuna me më së shumti të infektuar, përkatësisht me 699 raste aktive, ndërsa menjëherë pas Aerodromit vijojnë Karposhi me 547 raste aktive dhe Komuna Qendër me 519 raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gazi Baba ka 450 raste aktive, Kisella Voda 417 kur numra treshifror ka edhe në Gjorçe Petrov 286, Çair 166 dhe Butell me 152 raste aktive.

Në komunat tjera të Shkupit ka më pak raste aktive.