Siç raportojnë mediat ndërkombëtare,  aeroplani që u nis nga Moska dhe po shkonte për në Orsk, pesë minuta pas ngritjes, filloi të zbriste në 3300 metra në minutë. Kjo sipas ‘Flightradar24’, një faqe interneti për trafik ajror, i postuar në Twitter.

Një burim i shërbimeve të emergjencës i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se aeroplani është rrëzuar në afërsi të fshatit Argunovo dhe shanset për të mbijetuar janë thuajse zero

Ministria e Emergjencave tha se ka dërguar ekipe në vendin e raportuar të rrëzimit.
Një aeroplan i tipit Antonov AN-148, i drejtuar nga kompania ajrore ‘Saratov Airlines’ dhe që kishte në të gjithsejtë 71 persona, u zhduk pak pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës në Domodedovo

Aeroplani i drejtuar ngakompania ajrore  ‘Saratov Airlines’ dhe që mbante 65 pasagjerë dhe gjashtë nga ekuipazhi, u zhdukën pak pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës në Domodedovo, tha një burim i shërbimeve emergjente për mediat ruse.

“Aeroplani thuhet se u rrëzua jashtë fshatit Argunovo [në rajonin e Moskës],” tha burimi për agjencinë e lajmeve Interfax. “Ekuipazhi dhe pasagjerët nuk kishin shanse.”
Ministria e Emergjencave ruse thotë se po verifikon raporte se An-148 është rrëzuar jashtë Moskës.

Avioni u nis nga aeroporti i Domodedovos në Moskë dhe po shkonte për në Orsk, një qytet që ndodhej afër kufirit rus-Kazakistan, përcjell Gazeta Metro.