Pasi që KSHZ do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, sipas Rregullores, seancën konstituive e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar. Nëse seanca konstitutive nuk mbahet në afatin e parashikuar, atëherë deputetët vetë do të mblidhen për ta konstituuar Kuvendin, pas 21 ditëve nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu pret që të gjithë procesit të zhvillohet në kohë dhe të mos ketë zvarritje. Sipas gjatë rrjedhës së afateve, mandatari duhet të formojë maxhorancën e re, sipas numrave të mandateve të partive që janë fituar në këto zgjedhje.

“Në qoftë se ngel që vetëm me një shumicë relative prej 62 63 deputetësh të formohet Qeveria, atëherë edhe kompetenca e parlamentit duhet të vjen në pyetje. Ajo do të ketë një kompetencë të përgjysmuar faktikisht të kufizuar , meqenëse për një mori të çështjeve, ajo mori është mbi 15 çështje në të cilën parlamenti vendos 2/3 e deputetëve që do të thotë me 80 deputet duhet të votojnë për dhe ato çështje do të ngelin pa zbërthyer, një prej tyre është ndryshimi i kushtetutës, miratimi i kushtetutës për këtë kërkohet 2/3 e deputetëve”, tha Kadriu.

Për analistin politik, Petar Arsovski dyshon se do të respektohen afatet.

“Ka afate ligjore të cilat qeveria e re do të duhet të formohet, por ato janë relativisht fleksibile. Kështu që teoritikisht ka hapësirë deri 50 ose 60 ditë pas seancës konstitutive të parlamentit për formimin e qeverisë së re. Përderisa Deri në këtë afat nuk formohet, automatikisht shpallen zgjedhje të reja“, u shpreh ai.

Pas konstituimit të Kuvendit, kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov është i obliguar që në afat prej 10 ditësh t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë së re partisë që ka fituar më së shumti deputetë. Mandatari ndërkaq ka afat prej 20 ditësh t’i zgjedh ministrat, me çka Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e re të Qeverisë.   Kuvendi e zgjedh qeverinë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Përbërja e re e Qeverisë duhet të dihet më së voni deri më 30 janar të vitit 2017./TV21

https://youtu.be/F2nmpM_Elf0