Nesër skadon afati për dorëzimin e paraqitjeve në konkursin e Këshillit etik të mediave (KEM) për storje më të mirë gazetareske lidhur me raportimin për pandeminë e koronavirusit, sfidat dhe pasojat nga ajo.

Siç ka njoftuar KEM, thirrja publike është e hapur për të gjithë gazetarët profesionist dhe redaksitë të cilët kanë publikuar storje në mediat e vendit në periudhën prej 1 janar 2020 deri më 31 maj 2020.

Paraqitjet dorëzohen në mënyrë elektronike në [email protected].

Të interesuarit më shumë informacione për konkursin mund të marrin në linkun në vijim: https://www.semm.mk/novosti-4/calls/722-2020.