Afër 30 % e popullsisë zvicerane me prejardhje të huaj

28.2 % e popullsisë së Zvicrës është emigrante apo që nuk ka lindur në vend. Madje, duke kaluar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa përqindja në Luksemburg është edhe më e lartë (46%), sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara.

Sa më i vogël të jetë vendi, aq më i lartë është numri i banorëve të huaj. Në anën tjetër, sa më e madhe të jetë vendi, aq më i vogël do të jetë ky proporcion. Në vitin 2015, India kishte 0.4% të emigrantëve dhe Kina 0.07%.

Pas Zvicrës është Australia, 21 % e banorëve janë të huaj, në Kanada kjo shifër është 17.2, derisa në Austri 15.1.

Në Gjermani numri i banorëve të huaj është 12.5, derisa në Francë është 12.3 %.

Në Indi është vetëm 0.4 % të huaj, Brazil 0.3 % dhe Kinë 0.1 %.

SHPËRNDAJE