Mbrëmë në emisionin “Shto ne e jasno” në Alfa TV, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.
“Me krenari dhe ballëhapur them që në dikasterin që ne kemi udhëhequr, pra në Kulturë, ne kemi bërë dallimin nga të tjerët dhe kemi qeverisur suksesshëm, pa diskriminim etnik dhe religjioz, e kemi luftuar krimin dhe korrupsionin institucional, kemi formuar institucione të reja në kulturë, shtëpi kulture në Bogovinë dhe Mateç etj”, ka thënë Gashi. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka shtuar se: “Me qeverisjen tonë kemi dëshmuar se një parti shqiptare mund të qeverisë me zero harxhime dhe me transparencë, sepse buxheti shtetëror për neve është buxhet familjar”, ka përfunduar Gashi.