Afrim Gashi, i Lëvizjes Besa ishte i ftuar në emisionin 200 në Alsat-M të drejtuar nga gazetari Nazim Rashidi.

Rreth deklararatës së përbashkët të partive shqiptare z Gashi  tha: “Ne si tre subjekte politike shqiptare jemi marrë vesht rreth një deklarate për disa pika që janë të përbashkëta për shqiptarët. Sa i përket tryezës ne kemi thënë edhe në Tiranë, kur jemi ulur bashkë .Ne një tryezë të atillë nuk e pranojmë sepse mendojm se nuk është në të mirë të procesit!

Ne mendojmë se kjo është qasja më e mirë se si mund të ndihmohet një parti shqiptare, e cila është me 10 deputet,ajo që sot mund ti realizon ato pika që jemi marë vesht. Me vetë faktin se BDI është partia e parë me 10 deputet ne i kemi dhënë mbështetje për pika të caktuara dhe ajo e ka legjitimitetin ose legalitetin për të biseduar për shkak të atyre 10 numrave”, tha z. Gashi

Në pyetjen e gazetarit se si ka mundësi që nga njëra anë që ju ta mbështesni për një sërë çështjesh BDI- në, pra këtu fillon kontradikta! Përse nuk jeni të gatshëm të uleni në një tavolinë ti diskutoni këto çështje që të arrihet maksimumi. Afrim Gashi u përgjigj “Çështjet janë qarta nuk kemi çka flasim. Ne jemi marrë vesht qoftë në pozitë ose opozitë këto ligje që burojnë nga kjo deklaratë e përbashkët që janë nënshkruese ta votojnë në parlament.” Më tej z Gashi shtoj: “ Nëse do të formohet qeveria atëherë platforma është një nga shumë çështjet që duhet të zgjidhen në këtë shtet.

Ne si Lëvizje Besa kemi problem me gjithë sistemin gjygjësorë madje vlerësojm se kjo është çështje e gjithë shtetit. Kurse Çështjet shqiptare janë të rëndësishme por jo të domosdoshme, dhe vetëm me këtë punë nuk mund të përmbahet një qeveri.

https://youtu.be/V_Z8FnDSVWE?t=2

© fol.mk