Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sonte është i ftuar në emisionin “Pressing” të tv T7. Kemi bërë shkundje dhe pastrim të mirë të Lëvizjes BESA, kështu misioni dhe vizioni i Lëvizjes vazhdon, dhe lirshëm mund të them se të gjithë themeluesit e kryetarët e degëve janë me neve, ka deklaruar mes tjerash Gashi në këtë emision.
Tutje rreth kontestit gjyqësor për BESËN Gashi ka thënë se në Maqedoni dhe në Ballkan kur futen gjërat në labirinthet gjyqësore dhe kur hyjnë pazaret politike, nuk mund të pritet drejtësi, por ai ka shtuar se ne nuk mund të harxhojmë shumë kohë me gjykatata, kështu që nëse ndodh e kundërta, do të ndërtojmë një brend i ri.