Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtari i Kuvendit Qendror të partisë, Fatmir Ejupi, sot kanë realizuar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Clemens Koja, i shoqëruar nga këshilltari për çështje politike, z. Villiam Bojd.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike në vend dhe rajon, si dhe për proceset reformuese të kodit zgjedhor.

Ambasadori i OSBE-së, z. Clemens Koja, përshëndeti rolin inkurajues dhe harmonizues që po shfaq AlternAtivA në ruajten dhe mbarëvajtjen e demokratizimit të vendit.

Kryetari Gashi ritheksoi edhe njëherë qëndrimin se shtetit i duhet frymë e re zhvilluese demokratike, ku do të mbaheshin zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, me pastrim të listave zgjedhore dhe kodit të ri zgjedhor.

Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen e afërt, me qëllimin e vetëm që të krijohet ambient për zgjedhje të lira.