“Vetëm 3 orë deri në NATO! Të dashur qytetarë, kanë mbetur edhe 3 orë deri në mbylljen e kutive zgjedhore, që nënkupton edhe 3 orë mundësi që t’i themi PO integrimit në NATO. Nëse kemi qenë të sinqertë për vite të tëra se ky është ideali jonë kombëtar, qytetar dhe shtetëror, ndërsa unë jam i bindur se ka qenë ashtu, atëherë pres të jemi edhe të ndërgjegjshëm që në këto 3 orë të mbetura të vërshojmë nëpër vendvotime, duke u deklaruar në favor të anëtarësimit në NATO dhe perspektivës europiane të vendit.

Me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj të gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA që sot janë në terren në gjithë vendin, duke punuar në animimin e qytetarëve për ta mbështetur referendumin. Kështu edhe njëherë po dëshmojmë se BESA është organizatë serioze dhe e përgjegjshme politike, që aktivizmin politik e sheh në angazhimin e çdoditshëm për të mirën e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit. Ju faleminderit!“, shkruan kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.