Afrona Dika është një nga modelet më të kërkuara shqiptare.

Bukuroshja e cila jeton dhe vepron në Zvicër gjithmonë shfaqet plot stil në rrjetin social Instagram.

Kur thuhet plot stil kjo nënkupton edhe veshje të shtrenjta dhe të përzgjedhura mirë.

Kështu ajo shfaqet me një veshje mjaft të bukur me ngjyrë të kaltër, teksa spikat çanta e saj e cila është nga brendi botëror, Chanel.

Kjo çantë kushton hiç më pak se 3500 euro dhe është parë shumë rrallë në duart e yjeve.

Afrona vazhdon të jetë fytyrë e brendit zvicëran të veshjeve Zebra, teksa ka një lidhje në distancë me këngëtarin e njohur shqiptar, Bleron.