Mitropoliti Agatangel në marshin e djeshëm në Veles të organizuar nga iniciativa “Për Maqedoni të bashkuar”, mbajti fjalim me mesazhin se qytetarët duhet ta ruajnë shtetin, për shkak se sipas tij, nëse e humbin shtetin do ta humbin edhe kishën e shenjtë.

 

“Duhet të bëjmë regjistrimin dhe të numrërohemi, dhe kështu do të shohim se ata që kërkojnë dygjuhësi dhe kantonizim nuk janë as 15%. Për këtë arsye duhet të mblidhemi dhe përmendores së Koço Racin dhe t’ju bëjmë thirrje partive më të mëdha maqedonase të ulen në tryezë dhe t’i zgjedhin mosmarrëveshjet mes tyre, nëse dëshirojnë edhe të rrahen, por të dalin me një qëndrim të përbashkët se nuk duan ta ndajnë Maqedoninë”, porositi prifti Agatangel./Telegrafi/