Agim Agushi, njeriu i cili nuk e le topi të prek në tokë ka vazhduar me sukses duke shënuar rekorde të reja botërore gjatë këtij viti.

Pas suksesit të fundit të shënuar në Dubaiku më 26 tetor 2014, pushtoi ndërtesën 99 katëshe, Princess Tower me një lartësi 414 metra në disiplinën Ecje prapa shkallëve, duke goditur topin me kokë mbi 2040 shkallë.Më pas Palestrën e Kulturës fizike të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, organizuar nga Univeristeti Shtetëror i Tetovës, ka vu edhe një rekord tjetër botëror. Fjala është për disiplinën Ecje mbi karrige duke goditur topin me kokë. Ai për 60 minuta ia doli të eci mbi 1661 karrige.

Sonte në emisioni e Besim Dinës Oxygen ai lajmeroi rekordin e rradhës në Tetovë me 28 nëntor për nder të festës së flamurit.

Poashtu ai falëmnderoi disa persona nga Tetova ,në vecanti Xhelal Idrizin për mbeshtetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj tij.