Shkruan Agim Behluli

Ky far Verushevski për 344 ditë paraburgim, fiton 42.000 euro dëmshpërblim nga shteti…!
Derisa, unë bashkë me të tjerët që vuajtëm burg të pafajshëm, ngelëm “fajtorë”.

Këtij ia paskan nënçmuar dinjëtetin dhe autoritetin, kurse ne shqiptarët sikur s’i kemi fare asnjërin as tjetrin.

Ky ishte kundërzbuluesi i cili është marrur me rastin e Sopotit dhe “Bombashët e Kumanovës”.Ky deklaronte se fajtorët janë kapur dhe se duhet të burgosen.Ky i dërgoi prokurorisë dëshmi të rrejshme dhe vendosën të na dënojnë.Sopotasit u shpallën të pafajshëm…!

Ku mbeti deklarata e tij e rrejshme se këta janë fajtorët?
Ky, lëre se fajtor, por po fiton edhe dëmshpërblim!

Ky i paska 344 ditë paraburgim (herë në shpi e herë në burg) dhe fiton 42.000 euro, kurse unë 2226 ditë burg të pafajshëm dhe ngela fajtor.

Nuk e di, për çfarë Evrope po flitet se duhet të anëtarësohemi?!