Skandali me punësimet e familjarëve të politikanëve nëpër institucionet shtetërore nuk ka të ndalur. Për çdo ditë publikohen emra të rinj, të familjarëve të deputetëve, ministrave, apo funksionarëve të LSDM-së dhe BDI-së.
Së fundmi, burime tona nga MPB-ja, tregojnë për disa punësime të reja të dyshuar për nepotizëm. Bëhet fjalë për Zëvendës Ministrin Agim Nuhiu, i cili ka punësuar motrën e tij në Policinë e Tetovës. Të njëjtat burime theksojnë se përveç motrës, Nuhiu ka rehatuar edhe familjarë tjerë në organet shtetërore, ndërsa së shpejti do të publikohen edhe emrat e tyre dhe lidhja familjare apo e krushqisë me zv.ministrin.
Gjithashtu, ditëve të fundit, Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muharremi, kuadër i LSDM-së, thuhet se e ka rehatuar kunatin e tij (vëllain e gruas) në Policinë Rajonale në Ohër, në pozitën e Inspektorit policor. Bëhet fjalë për Neser Kaba nga Struga, i cili sipas burimeve policore është futur në punë me “telefonatë nga lartë” pasi nuk i ka kaluar as procedurat e nevojshme, testim dhe intervistë.