Agjencia për audio dhe shërbime audio vijuese i ftoi mediet që ta përshtatin programin e sotëm, për shkak të shpalljes së ditës së zisë për shkak të humbjes së jetëve të njerëzve nga vërshimet dhe përmbytjet që ndodhën në Shkup dhe vendet për rreth.

“Muzika të cilën do ta emitojnë të jetë nga zhanret e përshtatura për ditët e zisë, ndërsa programet humoristike, programet shou, ose komeditë e planifikuara për sot le të transmetohen tjera ditë. Kjo vlen edhe për reklamimin, përderisa për format tjera të komunikimeve komerciale, nuk ka kufizime.”, thuhet në njoftim.