Një Agjent i shërbimit sekret maqedonas ka kërkuar azil në Greqi, shkruan PlusInfo. Ai ka thënë se do të paguajë me jetë nëse vjen në Shkup, sepse din shumë sekrete, për siç ka thënë, rastin e montuar në Lagjen e Trimave. Gjykata Supreme në Greqi do të duhet të vendosë nëse do të pranohet kërkesa e këtij 30 vjeçari për azil, i cili ka qenë udhëheqës në sektorin për antiterrorizëm të një shërbimi sekret në Maqedoni, kurse ka ikur dhe ka kërkuar azil te fiqu jugor, shkruajnë mediumet greke.

Gjykata e Apeli në Selanik ia ka refuzuar kërkesën për azil dhe ka miratuar ekstradimin e tij në Shkup, mirëpo avokati i tij është ankuar në Gjykatën Supreme, prandaj deri në vendimin përundimtar, ai do të mbetet në paraburgim ekstradues.