Agjentura serbe pas dështimit në parlament, tashmë vazhdon ta godasë Ziadin Selën përmes mediave të caktuara që shkruajnë në gjuhën shqipe në Maqedoni. Objektiv kryesor i këtyre mediave është personaliteti i Ziadin Selës, i cili kohët e fundit po merr mbështetje të pa rezervë jo vetëm nga opinioni shqiptar në Maqedoni por edhe në rajon dhe nga SHBA-të.

Shpifjeve dhe akuzave ndaj Selës që para 27 Prillit bëhenin nga mediat e afrta me VMRO-në, tashmë u janë bashkangjitur edhe mediat e afërta me Lëvizjen “BESA” të cilat plasojnë informacione të rrejshme për të dëmtuar figurën politike të Selës.

Familjarët e rastit të kumanovës akuzojnë Ziadin Selën” ishte një nga shkrimet e djeshme të publikuara nga mediat në fjalë, lajm ky që detyroi vetë familjarët të dalin me një prononcim publik ku demantojnë këtë lajm të rrejshëm dhe propagandistik.

Familjarët e grupit të Kumanovës nga Kosova, nuk kanë hequr dorë nga mbështetje e Zijadin Selës. Prandaj, shkrimin e djeshëm të publikuar nga disa portale në Maqedoni, që thirren në emrin e Florenc Hoxhës, e quajnë si të pavërtetë dhe shpekulim. Kështu thuhet në reagimin e familjarëve të Kumanovës, i cili sot mbërriti në postën elektroike të gazetës “Lajm” dhe Lajm.TV. “Asnjë pjestarë i familjarëve të Grupit të Kumanovës, nuk ka shfaqur publikisht reagim kundër Zijadin Selës, prandaj kur lexuam shkrimin e djeshëm kinse ne po heqim dorë nga mbështetja e Selës, u habitëm. Pikërisht për këtë e pamë të arsyeshme që nëpërmjet këtij reagimi t’i demantojmë spekulimet e djeshme dhe ta paraqesim realitetin se ne akoma e mbështesim Zijadin Selën dhe se shkrimet e tilla të inicuara nga Florenc Hoxha janë vetëm shpekulime”, thuhet ndër të tjera në reagimi e familjarëve të Grupit të Kumanovës, që mbërriti në adresën e gazetës “Lajm dhe Lajm.TV