Profesori Agni Dika në konferencën e mbajtur në Prishtinë, ku të pranishëm ishte edhe kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela, njohësi i rrethanave politike Alajdin Demiri, profesorë të shumtë universitarë dhe figura të ndryshme intelektuale si   Mazllam Baraliu ,Ramazan Bekteshi , Zv.ministri arsimit Hoti ,  Agni Dika , Bajram Pollozhani , Agim Vinca , Hydajet Hysen , Vebi Bexheti , Ahmet Hasni e shumë të tjerë , profesori Agni Dika në fjalimin e tij mbi krizën politike në Maqedoni, ndërmjet tjerash tha se arsye pse jemi mbledhur në këtë takim është t’i pastrojmë konceptet mes vete, ta përcaktojmë se çfarë ne duam realisht për popullatën tonë dhe shtetin tonë.

Sa i përket Universitetit të Shkupit “Nënë Tereza”, unë nuk mundem ta kuptoj pse duhet të ketë rezistencë ndaj një universiteti i cili është aq i rëndësishëm për ne. Nuk mundem ta besoj se si popullata jonë të bëjë rezistencë ndaj një krijesë për të cilën unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme për popullatën tonë në Maqedoni.

Pra, rezistenca në këtë drejtim është shumë e gabueshme, theksoi mes tjerash z. Dika. E dyta rreth problemit të federalizimit dhe konfederalizimit, duhet ta kuptojmë se çfarë realisht nënkupton federalizim: Federalizim nënkupton ndarje territoriale.

Nëse ne e marrim principin e ndarjes territoriale në bazë të popullatës, duke e ditur strukturën e viseve të ndryshme në Maqedoni, atëherë për ne kjo do të thotë që ta humbim mos them Strugën, por sigurt Ohrin, Prespën, Manastirin, pjesën më të madhe të Shkupit dhe Kumanovën e sa qytete tjera.

Ne duhet të krijojmë zgjidhje përmes barabarësisë, pra barazi binacionale, që të kemi të drejtat tona, gjuhën tonë; dhe kjo është zgjidhja për ne. Profesori Agni Dika në fjalimin e tij më tej theksoi, se ne duhet të punojmë në drejtimin që ta duam vendin dhe ta prosperojmë vendin tonë, pasi aty jeton popullata jonë dhe kështu kontribuon në zgjidhjen e problemeve që e tangojnë shtetit e Maqedonisë, shtoi për fund profesori Agni Dika në konferencën e intelektualëve në Prishtinë.