Kandidati për këshilltar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK-Uniteti) Agon Fejza ka dal me qëndrim ndryshe nga Vesel Memedi dhe ka bërë thirrje që në Gostivar të votohet Arben Taravari. Ai ka shtuar se çdo apel tjerr që vjen në emër të RDK-së që është në përkrahje të krimit dhe së keqes në Gostviar nuk është apel nga RDK-ja e tij që e ka njohur dhe krijuar me shokët.

Ja dhe postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq unë vendosa që më 29 tetorë të dal dhe japë votën time për ndryshimin në Gostivar.

Unë mendoj që ne këtë e kemi obligim moral dhe njerëzorë që në këto zgjedhje të votojmë ndryshe sepse ndryshimi do sjellë të mira në këtë qytet. Pse e bëj këtë ?

Sepse ua kam borxh shokëve dhe miqëve që më besuam dhe më përkrahën mua gjatë këtyre viteve të angazhimit tim në RDK, që nga 2009 e deri më sot ata më dhanë mbështetje mua sepse dëshironin që ta luftojn krimin në Gostivar, prandaj dhe unë sot ju bëj thirrje të gjithë atyre shokëve që më kanë njohur dhe më kanë përkrahur që të gjithë të dalin masovikisht për të përkrahur Taravarin më datë 29 tetor,të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare.

Çdo abstenim nga votimi atë ditë,nënkupton mbështetje indirekte për të keqen e tanishme të Gostivarit. Çdo apel tjetër qe vjen ne emër te RDK qe është ne përkrahje te krimit dhe se keqes ne Gostivar nuk është apel nga RDK-ja ime qe unë kame njohur dhe kemi krijuar me shokët.

Prandaj të dalim të gjithë së bashku për të mbështetur Taravarin, jo për diçka tjetër por vetëm e vetëm për të penguar rritjen e krimit dhe të keqes në qytetin tonë,këtë ua kemi borxh familjeve tona dhe fëmijëve tanë.