Me ligjin e ri për KSHZ, për këto zgjedhje parlamentare, 170.000 votuesit e vendosur në një listë të veçantë nuk kanë të drejt që të votojnë në Maqedoni.

Në këtë mënyrë vihet në pikëpyetje ajo se deputetët e diasporës a do t`i takojnë shqiptarëve apo maqedonasve.

Pikëpyetja e këtillë thellohet për arsyen se në zgjedhjet e fundit parlamentare, shumë mërgimtar shqiptar janë ankuar  se ka pasur shumë obstruksione nga ana e ambasadave dhe përfaqësive konsullare ndaj shqiptarëve.

Agon Ferati nga Lëvizja për Reforma në PDSH vlerëson se sa i përket ndryshimeve të fundit të Kodit zgjedhor, do të kemi ulje drastike të trupit votues shqiptar në Maqedoni për 172.000 vota, ndërsa transferimi i tyre në diasporë është dëmi tjetër i radhës, për shkak se në zgjedhjet në diasporë 1 votë nuk është e barabartë me 1 votë, dhe këto 4.000 votuesit e Pustecit do të vlejnë më shumë se 172.000 mërgimtarët shqiptarë.

“Përderisa gjatë negociatave të Përzhinës, politika shqiptare ishte e përfaqësuar nga politikan në hipotekë, shqiptarët nuk do të fitojnë gjë, ndërsa do të humbin shumë. Konkretisht, sa i përket ndryshimeve të fundit të Kodit zgjedhor, do të kemi ulje drastike të trupit votues shqiptar në Maqedoni për 172.000 vota, ndërsa transferimi i tyre në diasporë është dëmi tjetër i radhës, për shkak se në zgjedhjet në diasporë 1 votë nuk është e barabartë me 1 votë, dhe këto 4.000 votuesit e Pustecit do të vlejnë më shumë se 172.000 mërgimtarët shqiptarë. Dikush është kujdesur shumë mirë, që procesi zgjedhor në përfaqësitë konsullare-diplomatike të komplikohet maksimalisht”, deklaroi Ferati për TetovaSot.