Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte ka realizuar takim me banorët e komunës së Sarajit, ku ka diskutuar mbi problemet dhe sfidat. Ahmeti në takimin me banorët e Sarajit theksoi se BDI zgjodhi rrugën e kostos së lartë sa i takon krizës politike.

“BDI-ja le të humb pjesërisht nga përkrhaja që ka prej elektoratit, por ama mos i ndodhë asgjë qytetarëve, apo më e keqja shqiptarëve që vendi të zhytet drejt përplasjeve të reja, apo konflikteve të reja. Arritëm që gjtiha angazhimet tona, me lehtësim të ndërkombëtarëve që këtë krizë ta menxhojmë dhe të organizohen zgjedhje më 11 dhjetor. Sigurisht që janë qëllime të dobishme për ne gjitha këto,m sepse duke arrit qëllimet, mund të jemi shumë të suksesshëm dhe duhet të punojmë që ky arsim të jetë më i përparuar sesa që e kemi sot”, tha lideri i BDI-së.
Ai shtoi se pa u realizuar qëllimi i mëparshëm, anëtarësimi në NATO e BE, sigurisht që mund të kemi zvarritje, që të arijmë tek qëllimi final.
“Nuk themi se nuk ka investime, të mos bëjmë shaka, Maqedonia perëndimore ka qenë një nga zonat më rrezikuara, por me politikë të mençur, ne arritëm të bindim të gjithët ata investitorë me renome që të investojnë aty”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së ka inkurajuar që, siç tha, “gjithë funksionarët e BDI-së kanë urdhër të mbështeten investitorët, sepse ne nuk bëjmë fabrika, por ata që kanë mundësi, investojmë dhe se ne krijojmë kushte dhe ligje për të bërë të njëjtën”.
“Prioritet mbetet siguria e qytetarëve, pra me këtë forcojmë stabilitetin. Nuk kemi nevojë për turbullira si shqiptarë, por të krijojmë imazh paqësor. Le të bëhen bashkë kundër BDI-së por kurrën e kurrës nuk e duam që të humbin shqiptarët”, tha Ahmeti në Saraj.

Ndërkaq, shefi i Shtabit qendror të BDI-së Bekim Neziri në fjalimin e tij tha se BDI është më e fortë se kurrë, andaj fitorja do të jetë e madhe më 11 dhjetor.
Ai u shpreh se fushatën e kanë nisur më herët, pasi lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka dashur që të ballafaqohet me shqiptarët për të qarë hallet me ato.
Ai gjithashtu bëri thirrje se me 20 nëntor do të fillojë fushata e madhe e BDI-së në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ku do të “dridhet” gjithë Maqedonia.
Neziri u shpreh se zona numër 1 bëhet me tre degë dhe këto degë janë si vëllezër dhe sfida e kësaj zone është që të nxjerrim tre deputetë.

Kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati, theksoi se kjo krizë poltike duhet të ketë një fund dhe epilog, ato janë siç tha, “zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe fitorja edhe më e madhe e BDI-së”.
“BDI që nga viti 2002 kur dhe u themelua si subjekt ka bërë shumë për banorët, kthimin e dinjitetit të shqiptarëve, punësimin në administratë, polici dhe çdo segment të jetës shoqërore”, ka thënë Murati, duke përmendur disa nga investimet kapitale si që është hapja e shkollës së mesme në Saraj, rikonstruimi i sheshit të flamurit, e tjera.