“Besa nuk iki por përfundoi pjesën e saj të skenarit të VMRO, ikanakët janë tjerër. E latë Selën vetë. Ata që ikën dihen më se ishin pjesë e krimit. Ata që nuk erdhën se dinin se do shpërthejë dhuna, janë po aq IKANAK dhe zuzarë, madje edhe më rëndë. Por ju që ishit brenda askush nuk u gjetët pranë Selës edhe pse ndoshta kishit parë që në fillim se kërkohej – pas kontrollimit të qindra fotografive dhe videove nuk më bind më kush ndryshe: Askush përveç Zijadin Selës, në atë vend nuk meriton votë. Kjo sidomos ngase edhe ai e dinte, ishte i paralajmëruar, se do të ketë dhunë por shkoi, madje edhe duke ditur se do jetë caku më i rrezikuar, shkruan veprimtari Xhemal Ahmeti në rrjetin e tij në facebook.

“Pse nuk bëri si liderët tjerë Menduh Thaçi, Ali Ahmeti që ndejtën në shtëpi se u kishin thënë se mund të rrezikohen? Pse shkoi të përballet? Ishte naiv, idiot apo çka? Një gjë e di: ai shkoi se beson në ato që thotë dhe bën dhe ky besim duhet t’i kthehet nga masat. Dhe si duket do t’i kthehet, merituar”, përfundon Ahmeti.