Nëse paditen dhe shpallen fajtorë në lëndën e Prokurorisë Speciale “Regjistrimi”, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski mund t’i “hanë” nga nja tri vjetë të mira në burg, thonë ekspertët jurudikë që kanë konsultuar mediumet.
Sipas tyre, dënimi në raste ku ekzistin keqpërdorimi i detyrës zyrtare mund të shkojë edhe më tepër.

Specialja zbuloi se regjistrimi i popullsisë nuk është ndaluar shkaku i problemeve teknike, siç e ka paraqitur ish Qeveria VMRO-BDI, por se ka qenë marrëveshje politike mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ta ruajtur ndikimin e tyre në shoqëri.
Me ndalimin dhe anulimin e regjistrimit, sipas Prokurorisë Speciale, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për afro 3 milion euro. Kodi Penal parashikon që për keqpërdorim të detyrës zyrtare, që si pasojë dëmton rëndë buxhetin e shtetit, parashikohet dënim prej të paktën nga pesë vjet burg. Paragrafi një i nenit 353 të Kodit Penal thotë:

NENI 353 i Kodit Penal

Paragafi (1)
“Personi i cili do të keqpërdorë pozitën zyrtare, dhe do të tejkalojë kompetencat e tij, ose nuk do të veprojë në bazë të detyrës me qëllim që të përfitojë diçka për vete, ose me qëllim që ta dëmtojë dikë, do të ndëshkohet me burg prej gjashtë muajsh deri në tre vite”
Por, në qoftë se vepra ka të bëjë me shpërdorimin e parave publike, dënimet fillojnë prej pesë vitesh burg.
NENI 353 i Kodit Penal

Paragafi (5)
“Nëse vepra nga paragrafet 1 dhe 4 është kryer gjatë furnizimit publik ose ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë, fondet publike ose mjetet e tjera të shtetit, autori do të ndëshkohet me të paktën pesë vjet burg”
Nikolla Gruevskin dhe Ali Ahmetin nuk i shpëton as imuniteti i deputetëve. Kjo pasi Kushtetuta parashikon që nëse një deputet dyshohet për vepër penale për të cilën denimet janë deri në pesë vite burg, për heqjen e imunitetit të tij të vendosë Parlamenti, por nëse vepra kualifikohet me minimalisht pesë vite burg, atëherë imuniteti hiqet me automatizëm. Neni 64 i Kushtetutës thotë:
Neni 64, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë

“Deputeti nuk të dërgohet në paraburgim pa miratimin e Kuvendit, vetëm në qoftë se kapet gjatë kryerjes së ndonjë vepre penale për të cilën parashikohet burg prej të paktën pesë vitesh”
Pasi që regjsitrimi i popullsisë në vitin 2011 pati dështuar, Lidhja Social Demokrate pati ngritur padi penale kundër personave të panjohur, anëtarë të Qeverisë, anëtarë të Komisionit për Regjistrim dhe regjistrues rajonal. Edhe pse partia pati kërkuar veprim të menjëhershëm nga prokuroria, rasti zbulohet tek tani, gjashtë vite pasi që padia është parashtruar në Prokurorinë Themelore për krim të organizuar. Tashmë lënda e tërësishme i është dhënë Prokurorisë Speciale.