qenan aliuNga Qenan Aliu

( POST FESTUM )
Miq të dashur,
Qëndrimi i Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit (për të dytin nuk kam hasur në pronocim publik nga partia ) për mospjesmarje në Vatikan në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë , me arsyetimin se delegacionit të Maqedonisë i prinë presidenti Gjorgje Ivanov ISHTE I GABUESHËM !
,,Kontestimi ,, i legjitimitetit të Ivanovit nga ana e BDI-së është diçka tjetër. Nëse bojkotohet duheshte të bojkotohet edhe me pjesëmarjen në Këshillin e Sigurimit dhe me bojkotin dhe mosrespektimin e Dekreteve të tij. Ndërsa , arsyeja se sipas protokolit se pse ai i prijnë delegacionit të Maqedonisë është vetëm një flert politik.
Paramendoni , Prishtina të refuzonte pjesëmarjen në këtë ceremoni se pse Vatikani akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës !? Jo, ky eveniment është krejtësishtë diçka tjetër.( për të cilën unë kamë bindje personale se pse Vatikani e bënë këtë ).!
Mbase, Kanonizimin e Gonxhe Bojaxhiut e njohur tanimë në Botë me emrin Mother Theresa , e bënë selia botërore katolike në Vatikan, si misionare dhe humaniste e shquar e shekullit të kaluar , me gjenezë shqiptare,pra nuk e bënë Maqedonia.
Madje si duket, suksesi ynë individual shqiptar në botë, historikisht është shumë më shquar sesa ai kolektiv. Dua që në të ardhmen të jemi më të bashkuar për të mirën tonë të përbashkët.
Mu për këtë ndaj mendimin se qëndrimi i Ahmetit dhe Thaçit për mospjesëmarje, ishte potez i gabueshëm politik !
© fol.mk