Liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ahmeti dhe Thaçi shtrenjtë do ta paguajnë sabotimin e punës së Prokurorisë Speciale, gjegjësisht urdhërin që deputet e dy partive politike të pengojnë miratimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Pas sabotimit të këtij procesi, portali FOL mëson se përfaqësuesit e BDI-së dhe PDSH-së janë qortuar nga Ambasada amerikane duke ua bërë të qartë që mos llogarisin në partneritetin me SHBA-në, sepse tash është e qartë orientimi lindor pro Rusisë dhe anti NATO.

Ndërsa dje, ambasada e SHBA-ve në Shkup doli edhe me deklaratë zyrtare, në të cilën thuhet në mënyrë eksplicite thuhet se:

“Vendosja e llogaridhënies për përgjimet e paautorizuara dhe dyshime për keqpërdorime janë të një rëndësi kruciale që të mund Maqedonia të dal nga kriza e vazhduar. Besojmë se kërkesat e PSP-së janë të drejta për hetim të pavarur dhe në themel të fakteve”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Edhe Ambasadori i ri i BE-së Semuel Zhbogar ka dënuar ashpër sjelljen tendencioze të BDI-PDSH-VMRO-së duke ua tërheq vërejtjen se PSP s’guxon të pengohet nga ana e partive parlamentare.