Bartësi i listës së BDI-së për Këshillin Komunal, Faton Ahmeti ka lënë mandatin e këshilltarit komunal, njoftojne mediat lokale ne Tetove. Për këtë ka reaguar kryetari i Këshillit, Besar Durmishi duke e cilësuar kandidimin e Ahmetit si gënjeshtër për të fituar më shumë vota lista e BDI-së, raporton Tetova1.

Kryesuesi i Këshillit Komunal të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi në një përgjigjen dhënë gazetarëve për dorëheqjen e bartësitë të listës së BDI-së ka thënë se: “U vërtetua ajp që kemi thënë ne gjatë fushatës, se Faton Ahmeti gënjen qytetarët e Tetovë, doli të jetë e vërtetë, ai nga sot nuk është këshilltar në Këshillin Komunal të Tetovës”.